Gjenden dy të miturit e humbur në Elbasan prej 4 ditësh

Dy fëmijët e zhdukur në Elbasan ditën e shtunë, u gjetën mbrëmjen e djeshme pas katër ditësh kërkime. Pas katër ditësh kërkime, gjenden dy fëmijët e zhdukur në qytetin e Elbasanit. Ata janë gjetur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Prej të shtunës, ata u larguan nga fshati i tyre në Elbasan për të udhëtuar në fshatin Kor, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit.

Një ditë më pas ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur kanë marrë një taksi dhe janë larguar duke shkuar tek shkolla e ‘Baletit’ në Tiranë.

Më pas adoleshentët zbulohet të shkuar në ‘Qytet Studenti’ për të kërkuar punë.

Vajza dhe djali kishin kohë që mblidhnin lekë sipas dëshmisë së bashkëmoshatarëve të tyre dhe e kishin planifikuar këtë gjë.

*Tibo News.