Gatopardët i kthehen Indisë pas 70 viteve mungesë

Tetë gatopardë afrikanë janë kthyer në Indi pas zhdukjes prej 70 vitesh. Ata bënë një udhëtim 5000 milje nga Namibia. Kjo është hera e parë që gatopardët e egër janë zhvendosur nëpër kontinente.

Ky ndryshim ka sjellë kritika nga shkencëtarë të ndryshëm të cilët nuk e gjykuan si gjënë e duhur këtë.

Nëse gjithçka shkon mirë, gatopardët do të lirohen të vrapojnë nëpër 2,000 milje katrore pyje dhe kullota, duke ndarë peizazhin me kafshë të tjera.

12 gatopardë të tjerë pritet t’i bashkohen muajin e ardhshëm nga Afrika e Jugut. India po mbledh fonde për këtë projekt prej 11.4 milionë dollarësh,  financuar kryesisht nga kompania shtetërore Indian Oil.

Ata shpresojnë që përfundimisht të rrisin popullsinë në rreth 40 mace. Disa konservatorë kanë kritikuar se ky ka qenë një “projekt kotësie” që injoron faktin se gatopardët afrikanë nuk janë vendas në Indi.

Me 1.4 miliardë popullsi njerëzore të Indisë, biologët shqetësohen se gatopardët nuk do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të lëvizur pa u vrarë nga grabitqarët ose njerëzit.