
Gabimi i pafajshëm, por i frikshëm që bëjmë me publikimin e fotove të fëmijëve
Një influencer për stilin e jetës, nënë e martuar me dy fëmijë, nisi të postonte foto të fëmijëve të saj, vajzës 4 vjeçe dhe djalit 3 vjeç, në Instagram dhe TikTok.
Ajo nisi postimet qëkur fëmijët ishin në bark, sapo i lindi nisi të postonte më shumë foto të fëmijëve, në park ose në pishina, duke menduar se familjarët dhe më shumë se 40 mijë ndjekësit e saj do i pëlqenin dhe do të kënaqëshin duke parë sa më shumë foto me mesazhe dhe të ‘shëndetshme’.
Por postimet e fëmijëve u ndalën në pranverën 2022 kur një kolege e saj zbuloi dhe tregoi se si një e panjohur në internet kishte ruajtur fotot e djalit të saj në telefon dhe kishte nisur të postonte fotot e fëmijës në një adresë të rremë në tiktok, duke pretenduar se ishte fëmija i saj dhe duke dhënë këshilla prindërimi.
Historia e saj ishte një alarm për influenceren dhe një thirrje zgjimi.
“Më shkaktoi të dridhura”, tregon Strode, 25 vjeçe, nga Karolina e Veriut për The Post. “Nuk po e kuptoja që njerëzit që nuk i njihja fare në jetën reale, mund të ruanin fotot dhe t’i përdornin ato për qëllimet e tyre.” Pasi ia rrëfeu frikën burrit të saj, një marins aktiv, emrin e të cilit ajo zgjodhi të mos e zbulonte, Strode kaloi orë të tëra duke arkivuar dhe fshirë çdo postim që përmbante emrat dhe fytyrat e fëmijëve të saj.
Nuk ishte aspak e lehtë.
Për vite me radhë, Strode ishte pjesë entuziaste e fenomenit të përhapur të “share”. Mbi 75% e nënave dhe baballarëve ndajnë ngjashmërinë e fëmijëve të tyre në internet, sipas një sondazhi të vitit 2021 të kryer nga Security.org. (Sondazhi zbuloi gjithashtu se tetë në 10 prindër kanë miq ose ndjekës në rrjetet sociale që nuk i kanë takuar kurrë në jetën reale.)
Tani, Strode është në një nga 10 milionë prindërit nën hashtag-un në trend të TikTok KidsOnline duke shprehur pendimin e saj për lënien e saj të paqëllimshme e të pambrojtur ndaj grabitqarëve të teknologjisë.
Ajo tregon se ndihet keq që postoi imazhet e fëmijëve të saj, por tashmë është mirënjohëse që i fshiu imazhet nga interneti pak përpara bumit të inteligjencës artificiale. Sipas saj kjo puna e AI është e tmerrshme.
Modelet e difuzionit, një mjet i ri i AI, përdorin fotografi të jetës reale nga interneti, duke përfshirë fotot e paraqitura në faqet e mediave sociale dhe bloget personale, si të dhëna trajnimi për të gjeneruar imazhe të reja bazuar në dëshirat e një përdoruesi. Sipas një analize të fundit nga Ëashington Post, imazhet e krijuara nga AI të fëmijëve të përfshirë në akte seksuale mund të prishin sistemin qendror të gjurmimit që bllokon materialet e abuzimit seksual të fëmijëve, ose CSAM, nga ueb. Ndërprerja në sistem mund ta bëjë të vështirë përcaktimin nëse një imazh është real apo i krijuar nga AI.
Në një klip trend në TikTok, një nënë e njohur si @OGBri420 tregon: “media sociale nuk është një hapësirë e sigurt për të postuar foto të fëmijëve tuaj” dhe ripostoi një njoftim të shërbimit publik që ofroi një vështrim të detajuar se si keqbërësit virtualë janë në gjendje të bëjnë në mënyrë të papërshtatshm, duke manipuluar imazhin e një fëmije brenda sekondave.
Në maj të vitit 2021, ylli i YouTube, Shyla Walker, 25 vjeçe, më e njohur për postimet lidhur me vajzën e saj Souline, 3 vjeç, vendosi që të mos postonte më foto të vajzës në asnjë nga platformat e internetit, duke theksuar: Do doja ta kisha ditur më parë se sa gjëra që i bëjmë në mënyrë të pafajshme mund të shkaktojnë dëme të pafalshme.”
“Unë postoja foto të pafajshme të vajzës me bikini dhe tani dëshpërohem kur mendoj sepse ndjej se në thelb thjesht po ushqeja grabitqarët e fëmijëve me materiale”.
Këshillat e tyre janë për të gjithë prindërit: Mos postoni asnjë foto të fëijëve tuaj në rrjete sociale, kur keni persona dhe njerëz që as nuk i njihni. Mos veproni në mënyrë të pafajshme duke shkaktuar dëme serioze. Grabitqarët ndërkohë thjesht po presn… prenë e radhës!