G7 mbështet Gjermaninë, krijohet “Klubi i Klimës”

Grupi i shtatë vendeve më të fuqishme të botës i dha dritën jeshile krijimit të atij që do të njihet tashmë si “Klubi i Klimës”, një ide kjo e hedhur nga kancelari gjerman Olaf Scholz me disa objektiva tejet ambicioze. Bëhet fjalë për një lloj marrëveshjeje tregtare shumëkombëshe që synon një transformim industrial miqësor ndaj klimës.

Objektivi i marrëveshjes është të parandalojë që industritë thjesht të largohen nga një vend, kur standardet klimatike aty ngrihen.