AlbanianEnglish

G20 nis samitin në Bali

Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të njohura si grupi G20, hapën ditën e sotme bisedimet në ishullin Bali të Indonezisë. G20-ta, e cila përfshin vende nga Brazili deri në Indi, Arabi Saudite dhe Gjermani, përbën më shumë se 80% të prodhimit  bruto të brendshëm të botës, 75% të tregtisë ndërkombëtare dhe 60% të popullsisë.

Në samit pritet të merren hapa për të adresuar sigurinë ushqimore, të prekur nga pushtimi rus i Ukrainës.

You don't have permission to register