Frika nga spiunazhi, ndalohet qarkullimi i Tesla-ve në disa pjesë të Kinës

Drejtuesit e Teslës në Kinë së shpejti mund të duhet të jenë të kujdesshëm se ku shkojnë.

Nga 1 korriku, makinave do t’u ndalohet hyrja në zonën bregdetare të Beidaihe, ku do të zhvillohet një takim i fshehtë i liderëve.

Kështu thotë një zyrtar lokal i policisë rrugore.

Ai nuk dha një arsye për ndalimin, por tha se kishte të bënte me “çështjet kombëtare”. Kina duket se i shikon makinat Tesla me disa dyshime.

Vitin e kaluar, automjetet u ndaluan të hynin në komplekset ushtarake, për shkak të shqetësimit se kamerat e tyre mund të përdoreshin për spiunazh.

Në javët e fundit, makinat u raportuan gjithashtu të kufizuara në një qytet që presidenti kinez po vizitonte.