Franca miraton projektligjin e diskutueshëm të imigracionit

Qeveria franceze po përballet me një krizë politike pasi ministri i shëndetësisë Aurelien Rousseau njoftoi dorëheqjen në shenjë proteste ndaj një projektligji të ashpër të imigracionit.

Projektligji fillimisht kishte për qëllim të tregonte se Macron mund të merrte masa të ashpra për migracionin, duke e mbajtur Francën të hapur ndaj punëtorëve të huaj që mund të ndihmonin ekonominë në sektorët që kanë mungesa punëtorësh.

Ministri i tij i brendshëm Gérald Darmanin kishte argumentuar se projektligji “mbronte francezët”, duke thënë se qeveria duhej të merrte masa të ashpra për imigracionin.