Franca heton Philips për pajisjet mjekësore

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim paraprak për kompaninë holandeze Philips.

Hetimi ka nisur për vendimin e Philips për t’u tërhequr nga një porosi pajisjesh respiratore.

Lajmin e ka bërë me dije media lokale “France-Info” këtë javë, pak ditë pas shumë spekulimesh rreth kësaj çështjeje.

Pak kohë më parë prodhuesi holandez i pajisjeve elektronike nisi një fushatë për t’u tërhequr nga furnizimi me ventilatorë dhe aparate kundër apnesë së gjumit për qendrat spitalore.

Kompania pati raportuar vitin e shkuar se kjo po bëhej për shkak të një pjese shkume në aparate, e cila mund të degradohet dhe të bëhet toksike dhe potencialisht të shkaktojë kancer.

Me këtë fushatë Philips është duke zëvendësuar rreth 5.5 milionë pajisje mjekësore kryesisht në SHBA.

Për këtë çështje aktualisht kompania është në bisedime me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së për një marrëveshje ligjore.

France Info raportoi se 370,000 pajisje u tërhoqën në Francë dhe vetëm një e treta e tyre janë zëvendësuar nga Philips.

Autoritetet franceze dhe po kështu kompania nuk pranuan të komentojnë për Reuters.