FMN: Shqipëria duhet të japë më shumë mbështetje për shtresat në nevojë

Një nga sugjerimet e ekipit të FMN në përmbyllje të misionit të tyre në Tiranë është se përballë rritjes së çmimeve, Shqipëria duhet të japë më shumë mbështetje për shtresat në nevojë. FMN sugjeron se në vend të monitorimit të çmimeve për disa artikuj bazë nga Bordi i Transparencës, qeveria duhet të ofrojë mbështetje për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve.

FMN i bën thirrje qeverisë që të forcojë ligjin për takimin mbi të ardhurave që synon thjeshtimin, rritjen e efikasitetit dhe barazi më të madhe mes tatimpaguesve të cilët fitojnë lloje të ndryshme të ardhurash. Sipas FMN, pavarësisht vështirësive vendi do të ketë një rritje me 3% të ekonomisë për shkak të ndikimit të pozitiv të turizmit dhe ndërtimit.