Florian Marku në luftë për titullin e radhës: “Nuk e mendoj humbjen”

Tibo dhe Oversport do të sjellin një tjetër ndeshje emocionuese, këtë herë mes kampionit të boksit Florian Marku dhe boksierit meksikan Miguel Parra Ramirez.

Më 25 gusht, Marku do te luftojë në stadiumin “Air Albania” për të fituar titullin e dytë “WBC SILVER INTERIM” në karrierën e tij.

Për Euronews Albania, ai u shpreh se mezi pret që të ndeshet në stadiumin “Air Albania” i rrethuar nga shqiptarët dhe theksoi se nuk e mendon në asnjë moment se do të humbasë.

“Mezi pres që t’i shoh shqiptarët. E kam bërë përgatitjen në Angli. Do jetë një eksperiencë e paparë dhe mezi pres. Na duhen 10 javë përgatitje intensive me 6-7 orë në ditë. Besoj se disiplina dhe puna e fortë do më bëjnë që të jem triumfues”, u shpreh ai.

Boksieri shqiptar ka premtuar fitoren, ndërsa ndeshjen e shumëpritur mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Jam më gati se kurrë, unë jam i përgatitur për çfarëdolloj gjëje që mund të shfaqë kundërshtari”, ka thënë Marku.

 

*TiboNews