
Fjala më e kërkuar për këtë vit është pak e ndërlikuar
Kur dramaturgu britanik Patrick Hamilton shkroi Gas Light në vitin 1938, ai nuk e kishte idenë se sa shpesh do të përdorej kjo fjalë në shekullin 21.
Merriam-Webster, botuesi më i vjetër i fjalorëve në Amerikë, sapo ka zgjedhur “gaslighting” si fjalën e vitit.
Kërkimet në faqen e saj të internetit për këtë fjalë janë rritur me 1,740% në vitin 2022, sipas kompanisë.
Por çfarë do të thotë gaslight?
Gaslight është akti ose praktika e mashtrimit të dikujt, veçanërisht për përfitimin e dikujt.
“Në këtë epokë të dezinformatave – të ‘lajmeve të rreme’, teorive konspirative dhe falsifikimeve– gaslighjt është shfaqur si një fjalë për kohën tonë”, thuhet nga Merriam-Webster.
Çuditërisht, interesi i kërkimit për fjalën nuk u nxit nga asnjë ngjarje e vetme.
Gaslighting e ka origjinën nga shfaqja e Hamiltonit e epokës viktoriane e vendosur në Londër që tregonte për një martesë të klasës së mesme, bazuar në gënjeshtra dhe mashtrime.
Personazhi kryesor Jack Manningham kërkon të bindë gruan e tij Bella se ajo po çmendet.
Shfaqja u përshtat dy herë për ekranin: në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1940, më pas në SHBA në vitin 1944. Versioni amerikan, ku luan Ingrid Bergman, fitoi dy çmime Oscar dhe ruhet në Regjistrin Kombëtar të Filmit të SHBA-së si një “vepër kulturalisht, historikisht ose me rëndësi të veçantë estetike”.
Por, siç vëren Merriam-Webster, ndërsa termi i referohej kryesisht manipulimit psikologjik në shekullin e 20-të, përdorimi i tij modern nxitet nga “rritja e madhe e kanaleve dhe teknologjive të përdorura për të mashtruar” njerëzit, veçanërisht në kontekste personale dhe politike.
-Fjalë të tjera të kërkuara këtë vit janë:
oligark;
omicron;
codify;
LGBTQIA;
sentient;
loamy;
raid; and,
queen consort
*Tibo News