Fitimet e Toyota-s bien, shkak rritja e kostove

Fitimet e Toyota-s kanë pësuar një rënie të madhe në krahasim me atë që vetë Toyota priste gjatë tremujorit të fundit.

 

Gjatë tre muajve, deri në fund të qershorit, ata pësuan një rënie prej më shumë se 40%, përkthyer kjo në rreth 4.3 miliardë dollarë.

“Gjigandi” japonez u shtrydh nga kufizimet e furnizimit dhe kostove në rritje.

Toyota-s i duhej të shkurtonte vazhdimisht qëllimet e prodhimit për shkak të mungesës globale të çipave.

Këto probleme shkaktuan një pritje të gjatë për makina të reja, veçanërisht te automjetet elektrike, të cilat kërkojnë më shumë çipa.

Operacionet në Kinë u goditën gjithashtu nga bllokimet e reja, por shkalla e dëmtimit ishte shumë përtej pritshmërive.

Analistët kishin parashikuar një rënie fitimi, por parashikimi i tyre ishte prej vetëm 15 %.

Lajmi duket se i befasoi dhe investitorët, me aksionet e firmës që ranë me 3 %.

Ashtu si të gjithë prodhuesit e automjeteve, Toyota po përballet gjithashtu me kostot në rritje dhe frikën se inflacioni mund të frenojë shpenzimet e konsumatorëve.

Ajo pret që kostot materiale për vitin të rriten me gati një të pestën, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të metaleve.

 

Pavarësisht tremujorit të zymtë, Toyota po i qëndron objektivave të fitimit dhe prodhimit për vitin.

Ata kanë treguar se kërkesa vazhdon të jetë e lartë.