
Kompanitë shkurtojnë reklamat në Twitter
Raportet e reja tregojnë se shumë reklamues të mëdhenj në Twitter kanë shkurtuar reklamat e tyre në platformën sociale.
Sipas përfundimeve 30 reklamuesit më të mëdhenj në kompani shkurtuan reklamat e tyre rreth 42% të vlerës përgjatë nëntorit dhe dhjetorit.
Këto vlerësime vijnë bazuar në teknologjinë që gjurmon reklamat në platformën sociale.
Në mesin e firmave që kanë ndërprerë bashkëpunimin mbi reklamat në platformë është edhe Coca-Cola.
Megjithatë kompani të tilla si Apple dhe Pepsi zgjodhën të investonin më tepër në reklamat e tyre në platformë.
Sipas “The Information” të ardhurat e përgjithshme të kompanisë Twitter ranë me rreth 35% në tremujorin e katërt.
*TiboNews