
Filmi i Taylor Swift, një sukses
Një superstar si Taylor Swift di si të thyejë rekorde, jo vetëm duke shitur me shpejtësinë e dritës biletat për koncertet e saj, por tani ka vendosur rekorde të reja edhe në ekranin e madh të kinemasë. Filmi në formën e një dokumentari për turneun e saj “Eras Tour” është pritur me një interes të jashtëzakonshëm kudo në botë por edhe në Shqipëri.
Që nga 5 tetori 2023, “Taylor Swift: The Eras Tour” ai ka fituar mbi 100 milionë dollarë në para-shitje globale, duke u bërë filmi koncert me fitimet më të larta i të gjitha kohërave dhe pritet që ta tejkalojë këtë shifër. Filmi ka marrë komente pozitive nga kritikët, shumica e të cilëve vlerësuan punën e kamerës, montazhin dhe energjinë e shfaqjes.