Festivali i Filmit Polak “Visua” në Tiranë, Sara Gurabardhi: Një përzgjedhje e filmave më të mirë vijnë në Shqipëri

Në shqipëri po mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Polak nga agjencia e Industrisë Kreative, e cila zhvillon një aktivitet ndryshe në kuadër të ditëve të filmit.  Sara Gurabardhi, koordinatore e Zyrës së Filmit në agjencinë kreative flet për netët dhe të gjithë organizimit e tij.

Industria polake e filmit  gjatë viteve të fundit ka njohur një lulëzim me ritme të shpejta për sa i përket produksioneve dhe kinematografisë në tërësi.

Ditën e parë të aktivitetit do të shfaqet filmi “Këngë për dashurinë” nga Tomasz Chabowski. Ditën e dyte, do të jetë prezente regjisorja Aleksandra Terpinska, e cila pas shfaqjes se filmit te saj do të realizojë një bisedë lidhur me produksionin. Ditën e fundit do te shfaqet një bllok filmash të shkurtër nga studentet e Universitetit “Krzysztof Kieślowski”.