Festat rrisin çmimin e gjelit të detit

Konsumatorët amerikan po përballen me kosto më të larta jetese si pasojë e inflacionit në rritje dhe diçka e tillë ka ndikuar edhe në festën e Ditës së Falenderimeve.

Ushqimi tradicional për qytetarët amerikanë në këtë festë është gjeli i detit por këtë vit kostoja e blerjes së tij është rritur.

Fermerët të cilët kanë punuar me orare të stërzgjatura në Amerikë shprehen se kostot e ushqyerjes së gjelave janë rritur edhe për ta duke nisur që nga misri.

Në vetëm një vit çmimi i gjelit të detit për qytetarët amerikanë u rrit me 21% duke shënuar kështu çmimin më të lartë të 37 viteve të fundit.

Megjithatë kjo festë nuk bazohet vetëm në marrjen e gjelit të detit si ushqim tradicional.

Sipas një sondazhi nga Federata Amerikane e Byrosë Bujqësore, çmimi mesatar i një darke për festën e Ditës së Falenderimeve është rritur me 20%.

*TiboNews