
Ferrari “nxjerr nga loja” rivalin e tij Britanik
Ferrari pret që të rrisë shitjet e tij duke tejkaluar edhe parashikimet për fitimet e këtij viti në mbi 1.71 miliardë dollarë.
Marka italiane ka deklaruar se pothuajse të gjitha modelet e kësaj makine janë shitur.
Fuqizimi i dollarit ka sjellë rritje të të ardhurave për kompaninë, por Ferrari ka deklaruar se është përballur me kosto më të larta kërkimi dhe zhvillimi.
Megjithatë duket se e njëjta gjë nuk po ndodh me kompaninë britanike rivale të Ferrarit.
Aston Martin ka deklarur se zinxhirët e furnizimit po ngadalësojnë përparimin e kompanisë teksa për pasojë edhe parashikimet për marzhin e fitimit brenda ndërmarrjes janë ulur.
Që prej vitit 2018 kompania ka pasur probleme të mëdha përsa i përket listimit të aksioneve në tregjet financiare.
Vetëm këtë të mërkurë aksionet e Aston Martin ranë me rreth 16% në bursat ndërkombëtare. Kompania është përballur me probleme në menaxhimin dhe ristrukturimin e brendshëm.