
“Fadil Vokrri” kthehet në një ring gjigant, një natë magjike boksi vjen live në Tibo News
Një mbrëmje e madhe boksi do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Boksieri i njohur shqiptar, që ka pasaportë gjermane, Robin Krasniqi do të ndeshet me francezin Nadjib Mohammedi, në ndeshjen më të rëndësishme të këtij eventi. Krasniqi, që ka koleksionuar 52 fitore dhe 7 humbje në karrierën e tij, do të përballet me Nadjib Mohammedi në peshën gjysmë të rëndë në orën 22:30 të së shtunës në një event që do të transmetohet live në kanalin Tibonews në platformën Tibo. Do të ketë edhe 7 ndeshje të tjera boksi që do ti paraprijnë kësaj përballjeje, duke nisur që nga ora 19:00. Dielli Vranoci do të sfidojë Burak Akkus, Valon Ahmeti do të ndeshet me Osmanoglu, ndërsa Kushtrim Tahirukaj do të përballet me Sahinerol. Në ring do të zbresin edhe Jakaj, Kelmendi dhe Xhoxhaj për tu ndeshur me rivalët respektivë. Nuk do të mungojë edhe atmosfera festive në këtë event ku mes të tjerësh do të jenë të pranishëm edhe këngëtarët Meda dhe Dafina Zeqiri.
Këtë mbrëmje të madhe boksi që do të zhvillohet në Prishtinë në datën 5 gusht mund ta ndiqni live në Tibonews prej orës 19:00. / Oversport.tv