Facebook fshin postimet e institucioneve ruse

Facebook heq postimet zyrtare ruse që pretendonin se raportimet që Rusia po bombardonte spitalet për fëmijë në Ukrainë ishin vetëm një mashtrim.

Keqinformimi mbetet një ndër problematikat më të mëdha që nga koha e pushtimit rus në Ukrainë.

Një sondazh nga FakeReporter Reuters tregoi se postimet ende qarkullonin në të paktën 18 llogari të Ambasadës ose Ministrisë ruse në Twitter, Facebook dhe Telegram.

Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën tre persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në sulmin ajror të 9 marsit në maternitetin dhe spitalin e fëmijëve në Mariupol.

Rusia ka ndryshuar qëndrimet e saj në lidhje me bombardimin e spitalit. Nga njëra anë kishim thirrjet e Kremlinit për të përcaktuar qartë faktet e ngjarjes.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes në atë kohë mohoi të kishte bombarduar spitalin dhe akuzoi Ukrainën për inskenimin.

Moska ka marrë sanksione ndaj platformave teknologjise gjatë pushtimit të Ukrainës nën sloganin “operacion special”, duke përfshirë kufizimin e Twitter dhe bllokimin e Facebook.