Eurovision 2023: Zbulohet Logoja dhe slogani në Liverpool

Eurovizioni i këtij viti në Liverpool do të ketë sloganin “United by Music”, shoqëruar me disa zemra që rrahin së bashku.

Disa prej mediave ndërkombëtare thonë se ky slogan “pasqyron vetë origjinën e konkursit”, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment ‘transmetimi’ për të bashkuar Evropën.

Festivali do mbahet në Britani, pasi është konsideruar e rrezikshme të organizohet në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022.

Flamujt e të dy vendeve janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.

Shumica e vendeve pjesëmarrëse do të zbulojnë gjithashtu se në cilën gjysmëfinale do të konkurrojnë. Nxënësit e shkollave vendase, si dhe anëtarët e komunitetit ukrainas që janë vendosur në Liverpool që nga fillimi i luftës, do të përfshihen në shortin e ndarjes.

Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues, përpara finales së madhe më 13 maj.

Britania, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.

Fituesit e vitit të kaluar normalisht organizojnë eventin tjetër. Mbretëria e Bashkuar doli e dyta falë Sam Ryder në 2022 dhe thotë se Liverpool do të presë shfaqjen e këtij viti në emër të Ukrainës.

Si pjesë e shortit të së martës, kryebashkiaku i qytetit pritës të vitit të kaluar, Torinos, do të dorëzojë “çelësat” e Eurovizionit si dhe simbolet zyrtare të konkursit.

Thuhet se shpenzimi në Liverpool për eventin, do të kapë shifrën 4 milionë paund.

*Tibo News