Emërohet Drejtor i Policisë së Shtetit

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi njoftoi emrin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Pas shkarkimit të Gledis Nanos, Muhamet Rrumbullaku do të jetë në krye të Policisë së Shtetin në Shqipëri.

Muhamet Rrumbullaku ka një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera.