Elon Musk thotë se “Twitter” është në kulmin e tij

Elon Musk, shefi ekzekutiv i Twitter është shprehur se përdoruesit e rinj  në platformën sociale janë në kulmin e të gjitha kohërave me mbi 2 milionë përdorues të rinj çdo ditë përgjatë javës së fundit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë përdoruesit janë rritur me 66% sipas deklaratave të Musk.

Gjithashtu përdoruesit e rinj po angazhohen në platformë duke qenë aktiv.

Statistikat tregojnë se minutat e aktivitetit në ditë janë në 8 miliardë që prej 15 nëntorit duke shënuar kështu një rritje me 30% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë përtej rritjes së reklamave platforma po përballet me largime në masë jo vetëm të punonjësve por edhe të reklamave.

Kompanitë kanë ndërprerë bashkëpunimin me Twitter si pasojë e gjuhës së urrejtjes e cila është përdorur në platformë.

Musk akuzon shoqëritë civile që sipas tij iu kanë bërë presion kompanive që të mos vijojnë reklamimin në rrjetin social në formën e një revolte.

*TiboNews