Elon Musk ndalon imitimet në Twitter
Elon Musk kërkon të sjellë frymën e tij në “Twitter” dhe kësaj here njeriu më i pasur në botë ka vendosur të ndalojë imitimet në platformë.
Nëse në përmbajtje të ndryshme që publikohen në Twitter nuk citohet se materiali është një parodi atëherë llogaria e personit mund të pezullohet nga platforma menjëherë pa asnjë paralajmërim.
Më herët kompania njoftonte përdoruesit e saj mbi këto raste duke i paralajmëruar, por tani më kjo gjë nuk do të ndodh.
Pasi Elon Musk bleu Twitter-in një numër i caktuar llogarish ndryshuan emrin e tyre duke vendosur emrin Musk.
Shumica e këtyre llogarive publikuan përmbajtje të caktuara që talleshin me njeriun më të pasur në botë dhe për pasojë të gjitha këto llogari u pezulluan dhe disa prej tyre u paralajmëruan.
Të premten Elon Musk pushoi nga puna gjysmën e stafit të Twitter teksa arsyetoi se kompania po humbet 4 milionë dollarë çdo ditë.
Me marrjen e platformës në dorëzim Musk vendosi të sjellë edhe opsionin që përdoruesit të mund të blejnë statusin e verifikimit për 8 dollarë në muaj.
*TiboNews