AlbanianEnglish

​Elon Musk blen Twitter-in

Miliarderi, Elon Musk, ka arritur marrëveshje për të blerë rrjetin social, Twitter për gati 44 miliardë dollarë.

Musk tha se Twitter kishte “potencial të jashtëzakonshëm” që ai do ta zhbllokonte.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një sërë ndryshimesh nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri në zhdukjen e llogarive të rreme.

Firma fillimisht kundërshtoi ofertën e Musk, por tani do t’u kërkojë aksionarëve të votojnë për të miratuar marrëveshjen, e cila vjen në më pak se dy javë pasi Musk ka bërë të ditur se ka blerë 9% të aksioneve të saj.

You don't have permission to register