Ekonomia amerikane po rritet me ritme të shpejta

Ekonomia amerikane vijoi të rritej përgjatë tre mujorit të fundit të vitit 2022 si pasojë e nxitjes së shpenzimeve nga konsumatorët pavarësisht frikës së recesionit.

Departamenti i Tregtisë në SHBA raportoi se produkti i brendshëm bruto u rrit me një normë vjetore prej 2.9% në tremujorin e katërt.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit kjo rritje ishte me 3.2%.

Rritja e vazhdueshme ekonomike vjen pavarësisht nga rritja  agresive e normave të interesit, më e shpejta që nga vitet 1980 nga Rezerva Federale që synon të zvogëlojë kërkesën për të frenuar rritjen e çmimeve.

Rritja e interesave për huamarrjet mund të ngadalësojë përparimin ekonomik të SHBA-ve me konsumatorë që zgjedhin të konsumojnë  më pak.

Shitjet me pakicë kanë pësuar rënie përgjatë dy muajve të fundit ndërsa tregu i punës vijon të ketë zhvillime pozitive.

Për këtë arsye ekspertët e ekonomisë janë shprehur se recesioni në ekonomi nuk do të ndjehet shumë pasi kërkesat në tregun e punës do të zgjerohen.

*TiboNews