
Ekipi i DEA-s mbërrin në Shqipëri
Për të ndihmuar strukturën e posacme anti korrupsion, në Shqipëri ka mbërritur një ekip nga agjensia amerikane kundër drogës.
Lajmi u bë me dije nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ku diplomatja Yuri Kim është takuar me Brendan Leddy, një prej agjentëve special të DEA-s. Sasitë e larta të kokainës të sekuestruara në shqipëri kohet e fundit janë aryesja e ardhjes së DEA-s në Shqipëri.
Po ashtu, ekipi i DEA-s do të mbështesë më tej edhe ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve.
Në takimin që ambasadorja Kim ka zhvilluar agjentin Brendan Leddy është diskutuar edhe praninë e DEA-S në të ardhmen në Shqipëri.