
“Edhe murgeshat shohin pornografi”
Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e shikimit të pornografisë në internet, duke thënë se kjo “dobëson zemrën priftërore”.
Papa, 86 vjeç, po i përgjigjej një pyetjeje se si mediat digjitale dhe sociale duhet të përdoren më së miri, në një seancë në Vatikan.
Ai tha se pornografia është “një ves që e kanë kaq shumë njerëz…mes tyre edhe priftërinjtë edhe murgeshat”.
“Djalli hyn prej andej”, iu tha Papa priftërinjve dhe seminaristëve.
“Zemra e pastër, ajo që Jezusi merr çdo ditë, nuk mund ta marrë këtë informacion pornografik,” tha Papa.
Kisha e sheh pornografinë si një ofendim kundër dëlirësisë.
*Tibo News