Dyfishohen aksidentet, INSTAT tregon grupmoshën më problematike

Janar i këtij viti është mbyllur me një dyfishim të aksidenteve rrugore, krahasuar me janarin e një viti më parë. INSTAT ka publikuar të dhënat ku thotë se në këtë muaj janar kanë ndodhur në total 162 aksidente rrugore, ndërsa një vit më parë në të njëjtin muaj ndodhen 84.

Por ky muaj ka shënuar gjithashtu numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhura në po të njëjtën periudhë për të paktën 9 vitet e fundit.  Ky rezulton të jetë edhe fillimviti më i përgjakur, me 229 viktima dhe të plagosur.

Krahasuar me një vit më parë, vihet re një rritje me 92% të numrit të të aksidentuarve.

Sipas INSTAT në 84% të rasteve aksidentet kanë ardhur si pasojë e drejtuesit të mjetit, pjesa tjetër për faj të sjelljes së këmbësorëve. Rreth 19% e ngjarjeve kanë ndodhur përgjatë ditëve të marta.

Grupmosha 25-34 vjeç rezulton ajo më problematikja pasi kanë shkaktuar shumicën e aksidenteve rrugore për muajin janar të këtij viti.

Ndërsa, sa i përket qyteteve, numri më i lartë ka ndodhur në Tiranë, Lezhë dhe Durrës.

Ndër shkaqet kryesore te aksidenteve renditen mosdhënia e përparësisë, sjellja e gabuar e këmbësorit dhe shpejtësia.