Drejtori i policisë për sulmin kibernetik: S’janë prekur të dhëna sensitive
Një muaj nga sulmi i 9 shtatorit ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit dhe ministrisë së Brendshme, nuk ka ende një bilanc të përafërt se në çfarë përmase është dëmi i shkaktuar ndaj sekreteve dhe hetimeve kriminale të policisë.
Kur ekspertët e huaj të thirrur për ndihmë mbas hakerimit, po kryejnë riformatimet deri dhe në komisariate, numri një i policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku qetëson vartësit e tij duke këmbëngulur se Memex dhe Deepse nuk është marrë nga hakerat.
Veçanërisht pës policinë kriminale dhe departamentin e krimeve të rënda, kjo do të thotë mos ekspozim i të dhënave më të sensitive ndaj personave të dyshuar dhe nën ndjekje hetimore.
*Tibo News