
Do njihesh vetëm si ish-i i Shakirës! Pique poston foton me të dashurën, por bëhet nami me komente
Ndjekësit e Gerard Pique nuk u përmbajtën me komentet brutale kur ai vendosi të postonte një foto me të dashurën e tij.
Futbollisti spanjoll, 36 vjeç, është në një lidhje me Clara Chia Martí, 24 vjeç, duke e zyrtarizuar romancën e tyre në Instagram në janar.
Ata e kanë mbajtur lidhjen e tyre të re relativisht private, duke pasur parasysh ndarjen e famshme të Pique nga Shakira vitin e kaluar.
Në maj u njoftua se sportisti dhe këngëtarja e Hips Don’t Lie, 46 vjeç, do të ndahej pas 11 vitesh dhe dy fëmijëve së bashku.
Ndarja e tyre ka qenë çdo gjë tjetër veçse private, me beteja të gjata ligjore për kujdestarinë, Shakira duke akuzuar dhe më pas duke u nisur në Barcelonë për një fillim jete të re.
Ndërkohë, Pique duket se po përpiqet të mbrojë lidhjen e tij të re, pasi ka ndarë vetëm një imazh të tij dhe partneres, dhe pjesa e komenteve në postimin e tij të fundit ndoshta shpjegon arsyen.
Fotoja tregon ‘zogjtë e dashuruar’ të ulur, në rrezet e diellit.
Vendimi i tij për të lënë komentet ishte disi i guximshëm, pasi fansat nxituan ta sulmonin:
“Do të jesh gjithmonë ish-i i Shakirës 😂”, ka shkruar një person.
‘Kush eshte ? Ahh ish-i i Shakirës? 😅”, ka shkruar një tjetër.
“Shakira shakira”, ka shkruar njëri, duke cituar lirikën ikonike.
“Do të jesh gjithë jetën “ISH I SHAKIRA”.