“Ditën me uniformë, natën tradhtojnë besimin”, Balla njofton ligj të ri për Policinë

Në Parlament shumë shpejt do të votohet një ligj i ri për policinë e Shtetit. Këtë ka njoftuar përmes seancës plenare ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ai tha se janë identifikuar drejtues të lartë të policisë të cilët sot sipas tij janë pas hekurave.

“Ligj për policinë e Shtetit nuk kam dyshim që brenda policisë ka punonjës që ditën janë më uniformë dhe natën tradhtojnë besimin e qytetarëve. Jam duke bashkëpunuar me Interpol dhe Europol. Kemi identifikuar drejtues të lartë të policisë që sot janë pas hekurave. Ndërsa policia kërkon të arrestojë një prej personave më të rëndësishëm të bosit të krimit, dhe personi të jetë në kontakt me shefin e komisariatit.

Nesër mbërrin një person i dënuar me burg përjetë për tre vrasje i fshehur prej vitesh në Korenë e Jugut. Koha e pandëshkueshmërisë nuk mbaron brenda një nate, as brenda një mandate. Ky është një proces që duhet t’i lerë mënjanë debatet politike.

Jua kam thënë çfarëdo keni me Taulantin, me Ramën është politik, thirrja ime është të lëmë policinë të bëjë këtë proces vetëpastrimi. Ka shkarkime nga vettingu, dua t’ju them që ajo që ka nevojë sot policia është për mbështetje financiare dhe paga e një punonjësi nuk është aty ku do donim të ishte. Shpresoj që edhe ju të vini të votoni aktin normativ për buxhetin e shtetit. Ajo që po mundohem t’iu ngulis ndajeni nga shenjestra politike, policinë e shtetit nga ministri dhe qeveria”.