Diskutim me Michael Mizrahi mbi sipërmarrjen dhe inovacionin: Tirana si izraeli! Të rinjtë shqiptarë të realizojnë ëndrrat

Sipërmarrja dhe Inovacioni ishin temat e diskutimit në Javën e Izraelit, një iniciativë që vjen në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit në Tiranë, Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë së Tiranës, në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Në sallën Tonin Harapi, në Liceun Artistik Jordan Misja, mbushur me studentë të degëve teknologjike, inovacionit dhe pjesëmarrës nga programet e “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, sipërmarrësi izraelit Michal Mizrahi foli për startup-et dhe sipërmarrjen duke sjellë shembuj të ndryshëm. Ai është një sipërmarrës dhe vizionar me qëllimin të transformojë Jerusalemin në një nga 20 qytetet kryesore në botë për startup-et dhe sipërmarrësit.
Drejtori i Zhvillimit të Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Kolegjin e Inxhinierisë Azrieli-Jeruzalem u bëri thirrje të rinjve që të mos largohen në një shtet tjetër, por që të gjitha idetë që kanë, starup-et dhe projektet me fokus në tekonologji, inovacion e zhvillim të softwerëve t’i venë në zbatim në vendin e tyre. Dhe nuk ka asgjë nëse gabon, thekson ai.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, një iniciativë së bashku me Ambasadën e Izraelit këtu në Tiranë, pjesë e programit të Javës Israelite dhe në kuadër të programit Tirana EYC 2022. Jam i ndeuar të përfaqësoj ‘IsraeIi Ecosystem’ dhe ajo që m       e vjen në mendje është ngjashmëria që kemi mes nesh. Jemi dy vende të vogla, Israeli nuk është shumë i pasur nga burimet natyrore, burimi kryesor jemi ne njerëzit. Jemi në një vend jo gjithmonë shumë miqësor, jemi disi të izoluar nga pjesa tjetër e botës në shumë mënyra, por ne gjetëm mënyrën ta kthejmë në urë këtë pengesë duke ndarë ide inovative dhe startup-e në gjithë botën. Është shumë e rëndësishme të mësojmë, nga kultura, feja, idetë, sistemet, platformat dhe kjo mund të bëhet kudo. Jemi këtu për të shkëmbyer ide me njëri tjetrin dhe për të ndihmuar me gjithçka që mundemi. Mund të veçoj dy gjëra mbi potencialin e të rinjve shqiptarë e veçanërisht në Tiranë; së pari, numri i të rinjve që fatkeqësisht largohen pasi studiojnë për programe tekonoloigjike. Ata mund të bëjnë të njëtën gjë këtu nëse kanë kushtet e duhura. Mund të krijojnë, mund të zhvillojnë dhe idetë e tyre mund të kushtojnë miliona. Mund ta realizojnë ëndrrën e tyre këtu. Shumë vende duan të jenë furnizues të softwer-eve dhe RND nëpër botë dhe kjo është mundësi shumë e mirë gjithashtu për Tiranën dhe Israelin”, u shpreh për mediat Michael Mizrahi.

I pranishëm gjatë diskutimit me të rinjtë ishte edhe Ambasadori i Israelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler i cili tha se inovacioni dhe HiTech duhet të jenë në focus të gjeneratës së re. Ai bëri thirrje që të rinjve që aspirojnë në teknologji dhe inovacion t’u ofrohen kushtet dhe infrastruktura e posaçme.

“Ideja është që të sjellim inovacionin dhe HiTech pranë gjeneratës së re. Kur flasim për inovacionin ka shumë dimensione, por ajo që duhet të bëjmë është të largojmë hendeqet mes njëri tjetrit. Që të flasim të njëjtën gjuhë teknologjike dhe të vijojmë rrugëtimin bashkë. Përpjekjet tona për inovacionin kanë nisur më parë dhe do vazhdojnë. Është një proces i gjatë, gjithçka që patë më parë mori kohën e saj. Në bëjmë gabime rrugës, ndajmë eksperiencat, ne mesojmë nga ato dhe tregojmë edhe arritjet. Në shfaqim ide, nuk është e nevojshme një mrekulli, është thjesht një punë e palodhur. Shteti duhet të ofrojë të gjitha kushtet për sipërmarësit e rinj, dhe zhvillimin e tyre, duke nisur nga interneti, tek plotësimi i kushteve, benefitet, infrastruktura dhe politika sigurisht që e di se di ta bëjë këtë”.

Koordinatorja e titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, Aspasjana Kongo tha se aktiviteti ishte një shkëmbim shumë i mirë eksperiencash mes Shqipërisë dhe Izraelit për sa i përket inovacionit dhe start up-eve.

“Ishte një aktivitet fantastik në kuadër të Tirana EYC 2022 së bashkë me Ambasadën e Izraelit në Tiranë, në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe Bashkinë. Menduam të sjellim një shkëmbim shumë të mirë eksperiencash të asaj se çfarë inovacioni dhe mundësitë e sipërmarrjes ofrojnë për të rinjtë.”

*Tibo News