
Disa nga shenjat që tregojnë se vuani nga migrena
Migrena ka simptoma që variojnë që nga dhimbja kokës e deri te të përzierat.
Nëse vuani nga migrena, është e rendësishme që bashkë me mjekimin të keni parasysh disa prej shenjave paralajmëruese.
6 prej tyre i gjeni të listuara më poshtë.
Aura
Aurat më të zakonshme janë vizuale, të tilla si dritat e ndezura, pikat ose vijat.
Aurat zakonisht zgjasin nga pesë minuta deri në një orë, me një “fazë kapërcimi” 60-minutëshe përpara se të fillojë dhimbja e kokës.
Drita, zhurma ose erërat shkaktojnë ose përkeqësojnë dhimbjen
I sëmuri nga migrena tenton të kërkojë strehim në një vend të errët dhe të qetë.
Dritat e ndritshme dhe zhurmat e forta mund të shkaktojnë ose të intensifikojnë dhimbjen.
E njëjta gjë vlen edhe për disa erëra.
Dhimbje pulsuese në njërën ose të dyja anët e kokës
Dhimbja pulsuese është një shenjë klasike e migrenës.
Pushimi shpesh ndihet në njërën anë të kokës.
Nervozizmi
Ndryshimet e humorit mund të jenë gjithashtu shenjë e migrenës.
Një nga mjekët ka treguar se pacientët mund të ndihen shumë të dëshpëruar, pa asnjë arsye, krejt papritmas.
Mungesa e gjumit të qetë.
Zgjimi me lodhje si dhe problemet e gjumit në tërësi janë disa nga problemet e zakonshme të njerëzve me migrenë.
Kur godet migrena, është e vështirë të bësh një gjumë të mirë gjatë natës.
Mpirja ose ndjesia si shpim gjilpëre
Disa njerëz me migrenë kanë aura shqisore.
Ata mund të kenë një ndjesi gjilpërash, zakonisht në njërën anë të trupit.