
Dimri shton numrin e pacientëve me sëmundje kardiake
Stina e dimrit, me temperaturat e akullta shton numrin e pacientëve që shfaqin probleme të zemrës.
Kardiologët thonë se në këtë periudhë evidentohen më shumë persona me parainfarkte apo infarkte.
Ata ndajnë shqetësimin duke thënë se janë shtuar moshat e reja që kanë probleme kardiake, për shkak edhe të stresit dhe duhanpirjes.
Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në ditët me temperatura tepër të ulëta për pacientët që kanë probleme me zemrën.
Edhe situata me pandeminë e koronavirusit, siç shtojnë kardiologët ka ndikuar negativisht tek sëmundjet e zemrës në mesin e njerëzve.
*Tibo News