
Dhurohen 1 milion euro për Turqinë pas tërmetit tragjik
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhuruar 1 milionë euro të mërkurën, në një fushatë live për mbledhje fondesh në një nga televizionet turke, të titulluar Turqia, një zemër. Duke i folur kombit turk, me zërin e shqiptarëve, Rama tha se ne jemi thellësisht të shqetësuar nga ajo që ka ndodhur në Turqi.
“Ne jemi një vend i vogël por kemi një zemër të madhe. Ne nuk do ta harrojmë kurrë atë që Turqia dhe presidenti Erdogan bënë për ne në 2019-ën, kur tërmeti goditi Shqipërinë. Ne jemi gati të bëjmë gjitçcka që mundemi për të mbështetur popullin turk. Unë jam i sigurt se falë përpjekjeve të Turqisë, gjithka do të arrihet”.
Nga tërmetet me magnitudë mbi 7 shkalla Rihter, që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë, kanë ndërruar jetë mbi 39.000 persona.
*Tibo News