
Deputeti gjerman: Ballkani i Hapur, element i Procesit të Berlinit
Deputeti i budestagut gjerman, Adis Ahmetoviç deklaroi se Procesi i Berlinit është një mesazh i qartë për Ballkanin Perëndimor, se Gjermania do të koordinojë procesin midis gjashtë vendeve. Në një deklaratë për mediat në Tiranë, ai u shpreh se nisma rajonale Ballkani i Hapur është një ide e mirë dhe nuk mund t’i thuhet kategorikisht jo.
Por ai theksoi se Ballkani i Hapur është vetëm një element i Procesit të Berlinit.