Dënohen 2 ushtarë rusë për krime lufte

Një gjykatë ukrainase dënoi dy ushtarë rusë me 11 vjet e gjysmë burg të martën për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore, vendimi i dytë për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.

Prokurorët kishin kërkuar 12 vjet, por avokatët mbrojtës thanë se dënimi duhet të ishte tetë vjet, duke marrë parasysh se ushtarët e kishin pranuar fajësinë dhe ishin shprehur të penduar dhe kishin ndjekur urdhrat.

Pas vendimit, të dy u pyetën nëse mendonin se dënimi ishte i drejtë dhe të dy thanë po.