Del dëshmia e Princ Lekës: Babai i ish-bashkëshortes, Gjergj Zaharia me goditi në prani të vajzës
Është publikuar dëshmia e plotë e Princit Leka, teksa ka bërë një denoncim në polici ndaj ish vjehrrit të tij Gjergj Zaharia, me pretendimin se ky i fundit e ka ofenduar, kërcënuar dhe goditur gjatë kohës që po takonte vajzën e tij tre vjeçare, ardhur në jetë nga ish martesa e Princit me Elia Zaharian.
Princ Leka ka pretenduar se ish vjehrri e ka goditur edhe me një statujë prej druri.
Teksa edhe Elia Zaharia ka bërë një kallëzim në polici ku ka kërkuar së bashku me babain e saj urdhër mbrojtjen ndaj Princit Leka.
Elia dhe Princ Leka u ndanë me njëri tjetrin dhe ka patur aludime se Princ Leka e ka tradhtuar Elia Zaharian me një shoqen e saj, me profesionin fotografe, por asnjëri prej të dyve nuk ka bërë deklarime, të ketë pranuar apo mohuar. Nuk dihet ende nëse ‘tradhtia’ ka qenë shkaku i përplasjeve mes Princit dhe familjes Zaharia.
Dëshmia e plotë e Princ Lekës
Policia në njoftim zyrtar për rastin: Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.