Declan Rice habit me ushqimin që ha para ndeshjeve

Në një intervistë për revistën “Men’s Health”, Rice ka treguar se çfarë ushqimi ha para çdo ndeshjeje dhe me kjo ka habitur mjaft fansat.

“Unë ha katër petulla para ndeshjes, të mbushura me shurup ose mjaltë. Betohem në Zot, është gjëja më e mirë. Kur erdha në klub, pashë lojtarët e Arsenalit duke i ngrënë ato dhe mendova: “Çfarë po ndodh këtu?” Por sinqerisht, kjo gjë ndryshoi lojën time”, ka thënë Rice.