Davos mbledh liderët nga mbarë bota

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, liderët botërore po takohen sërish në Davos.

Teksa e gjithë vëmendja e botës përqëndrohet tek vendimet e marra në këtë forum ekonomik diskutimet do të jenë të vështira teksa bota po përballet me sfida të mëdha.

Lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike dhe recesioni në ekonominë globale janë disa prej temave kryesore.

Një ndër personat e pare që foli në këtë forum ishte zonja e pare e Ukrainës, njëkohësisht bashkëshortja e presidentit Volodymir Zelensky.

Ajo u shpreh se nuk  mund të arrihet një neutralitet klimatik nëse nuk ndalohet djegia e qyteteve të tëra ukrainase.

Olena Zelenska deklaroi se do ti dorëzojë një letër nga bashkëshorti I saj, udhëheqësit kinez Xi Jinping.

Në këtë letër gjendet formula e paqes për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.

E marta pa gjithashtu një nismë të madhe nga BE për të ndihmuar industrinë e saj të gjelbër.

*TiboNews