David Beckham konfirmon bashkëpunimin e tij me Netflix

Një seri dokumentarësh për legjendën e futbollit global dhe ish-kapitenin e Anglisë, David Beckham, është aktualisht në prodhim të Netflix.

 

Seriali ka të bëjë me përzirje të pamjeve të arkivave personale të pa shfaqura ende, në 40 vitet e fundit.

Pjesë e tij do të jenë intervistat me miq, familjarë dhe figurat e futbollin që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij.

Sipas Netflix, projekti do të shkojë përtej shkëlqimit të yjeve për për të eksploruar fillimet e përulura të klasës punëtore të Beckham në Londrën Lindore, dhe nxitjen e vendosmërinë që e çuan atë të bëhet një nga atletët më të njohur të të gjitha kohërave.

David duket shumë entuziast dhe ketë e ndau edhe në rrjetin e tij social duke ndarë tre foto nga karriera e tij.

 

“Jam i emocionuar të konfirmoj se po bashkëpunoj me @Netflix në një seri dokumentarësh për jetën dhe karrierën time. Seriali do të shfaqë arkiv të paparë, histori të pa treguara si dhe intervista me njerëzit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim”- shkroi ai.

 

Projekti drejtohet nga fituesi i çmimit Academy Award, Fisher Stevens i cili është në të njëjtën kohë si regjisor dhe producent ekzekutiv, bashkë me producentin fitues të Academy Award dhe Emmy, John Battsek.

 

*Tibo News