
Dasma kthehet në tragjedi në Irak, 100 të vdekur
Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një dasmë në Irak.
Zjarri shpërtheu në një sallë dasmash në rajonin verilindor pas ndezjes së fishekzjarreve gjatë festimit. Sipas informacioneve, ndërtesa ishte bërë me materiale ndërtimi shumë të ndezshme duke kontribuuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.
Dëshmitarët okularë thanë se qindra njerëz ishin atje duke festuar kur ndërtesa mori flakë rreth 10:45 me orën lokale. Një dasmore, e cila pësoi një djegie në dorë, tha se ndërsa nusja dhe dhëndri po kërcenin ngadalë kur “fishekzjarret filluan të ngjiteshin në tavan, dhe e gjithë salla u përfshi në flakë”.
🔥 Tragic Fire Erupts at Iraqi Wedding! 😢
More than 100 lives lost and 150 injured in a devastating fire at a wedding celebration in Hamdaniya, Iraq. Our hearts go out to the victims and their families. 🇮🇶🕊️Follow @flashfactshub for more updates on this heartbreaking incident.… pic.twitter.com/juVL5iMbnn
— FlashFactsHub (@FlashFactsHub) September 27, 2023