Dalin rezultatet paraprake për votimin elektronik, Vorën e merr PS

Kanë dalë rezultatet paraprake në Bashkinë e Vorës ku fitues deri më tani është kandidati i Partisë Socialiste.

Blerim Shera i PS ka deri më tani 75.2% të votave ose 8533 vota, ndërsa kandidati i PD, Indrit Hoxha ka 24.8 %. Kanë mbetur pak kuti ku nuk pritet të ndryshojë rezultati.