
Covid-19 ndërpret prodhimin e Iphone-ve të fundit
Gjigandi teknologjik Apple ka njoftuar se prodhimi i Iphone 14 është ngadalësuar pasi puna në fabrikën e kompanisë në Kinë u ndërpre si pasojë e Covid-19.
Focxonn në Zhengzhou është fabrika më e madhe në botë për prodhimin e Iphone ku punojnë rreth 200 mijë persona.
Ngadalësimi i prodhimi vjen teksa Kina po përballet me një ringjallje të Covid-19 pasi këtë të hënë u raportuan 5500 raste të reja infektimesh.
Megjithatë masat e rrepta për shkak të pandemisë nuk janë e vetmja arsye që ka sjellë rënie të prodhimit të serisë së fundit të Iphone.
Shumë persona kanë zgjedhur të largohen nga vendi dhe Foxconn po përballet edhe me largim të stafit.
Kompania po përdor si strategji ofrimin e bonuseve të ndryshme për punonjësit në mënyrë që ata të qëndrojnë.
Apple ka bërë një deklaratë zyrtare ku është shprehur se do të ketë dërgesa më të ulëta të Ipone 14 pro dhe Iphone 14 pro max pasi fabrikat në Kinë po punojnë me kapacitet të reduktuar.
*TiboNews