AlbanianEnglish

Covid-19 boshatis rrugët në Kinë

Pandemia e Covid-19 duket se po paralizon edhe një herë vendin ku virusi u shfaq për herë të parë.

Rrugët e Kinës janë të boshatisura si pasojë e infektimeve të larta të cilat këtë të enjte arritën një shifër rekord.

Janë mbi 32000 raste të reja vetëm brena një dite dhe me sa duket qeveria nuk do të mund ta lehtësojë politikën e saj zero-Covid.

Autoritetet po kryejnë kontrolle të rrepta teka banorët janë izoluar dhe bizneset janë mbyllur.

Përtej acarimit mbi masat e vendosura qytetarët janë të frikësuar se kjo situatë do të sjellë vështirësi edhe në zinxhirët e furnizimeve me ushqim.

Përkeqësimi i situatës së pandemisë po sjell efekte negative në ekonominë kineze pasi po ndikon në uljen e prodhimit të vendit.

Si pasojë e trazirave nga masat e pandemisë për të punuar me kapacitete të reduktuara mbi 20,000 punonjës u larguan nga fabrika e prodhimit të Iphone në Kinë.

*TiboNews

You don't have permission to register