
Covid-19, Biden rezulton negativ
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rezultuar negativ për COVID-19.
Biden doli pozitiv me koronavirus më 21 korrik, ndërkohë që 6 ditë më pas doli nga izolimi, por në 30 korrik rezultoi pozitiv sërish.
79-vjeçari nuk shfaqi simptoma herën e dytë.
Pasi rezultoi negativ herën e parë, Biden vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe krahasoi veten me Donald Trump, i cili u dërgua në spital.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, tha se rasti i rikthimit të virusit vërehet tek një përqindje e vogël e pacientëve që mjekohen me ilaçin Paxlovid që shërben për trajtimin e koronavirusit. Paxlovid është një ilaç antiviral në formë pilule i prodhuar nga Pfizer, i kombinuar me nirmatrelvir dhe ritonavir.