Çmimi i naftës shkon në 245 lekë për litër

Deri më 1 prill, nafta do të shitet me 245 lekë/litri, me një rritje prej 12 lekë. Vendimi u mor të premten nga Bordi i Transparencës. Çmimi i benzinës do të jetë 218 lekë/litri, ndërsa gazi do të jetë 110 lekë/litri.

Çmimet e karburanteve në pjesën e parë të marsit kaluan në nivele të papërballueshme për shumicën e konsumatorëve.

Për këtë situatë ndërhyri qeveria, e cila nëpërmjet Bordit të Transparencës mori përsipër të miratojë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës.

Çdo vendim që merret është i përkohshëm dhe formula e çmimit ndikohet nga bursa ndërkombëtare.

Për rritjen e çmimi të naftës pati edhe protesta nga qytetarët.