
Çmimet e reja të karburanteve
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, që hynë në fuqi në orën 18:00 të së mërkurës.
Çmimi i naftës është ulur në vendin tonë nga 245 lekë që ishte në 240 lekë.
Ulje në fakt ka pësuar edhe çmimi i benzinës, që do të shitet tashmë 203 lekë nga 204 që ishte më parë.
Ndërsa çmimi i gazit vijon të qëndrojë në të njëjtin nivel, pra 78 lekë për litër.
Në njoftimin zyrtar, Bordi i Transprencës sqaron se ulja e fundit vjen si rrjedhojë e uljes së çmimit në bursën Platts të Mesdheut.
*Tibo News