Çiftet më toksike sipas horoskopit

Shenja e horoskopit jo gjithmonë është domosdoshmëri që të ndikojë në një marrëdhënie, por janë disa çifte shenjash që se bashku mund të krijojnë gjithçka tjetër, veçse një çift.

 

  • Për Dashin është Demi

Demi dhe Dashi mund të jenë miq shumë të mirë, por sa i përket kombinimeve për çift, nuk përputhen.
Dashi në njërën anë do të jëtë i pari kudo dhe i pakonkurueshëm .
Demi nga ana tjetër është kokëfortë dhe nuk do të konkurohet .
Te dy së bashku krijojnë çiftin “bëj si them unë, mos bëj si bëj unë”.
Pas ndarjes “nuk e përballojnë humbjën” dhe vazhdojnë i shkruajnë njëri-tjetrit, pavarësisht se përfundojnë duke u zënë.

 

  • Për Demin janë Binjakët

Përputhja për këtë çift nuk arrin të gjendet askund.
Deri diku demi mund të konsiderohet i durueshëm, por ndihet nën presion nga Binjakët pasi ata duan të jenë dominues në marrëdhënie.
Marrëdhënia mes kësaj dyshe është humbje kohe.

 

  • Për Binjakët është Bricjapin

Ky është një nga llojet e çifteve që as vetë nuk e kuptojë arsyen pse janë bashkë.
Binjakët janë njerëz shumë spontanë dhe nuk janë shumë të përkushtuar në marrëdhënie, ndryshe nga binjakët që llogarisin gjithçka.

 

  • Për Gaforren është Ujori

Ujori është shpirt i lirë dhe entuziast, si rrjedhojë ka mosmarrëveshje me një shpirt të lirë e familjarë siç është Gaforrja.

Për gaforren “Netflix & chill” është parajsa, për ujorin është një natë jashtë qyteti dhe me zhurmë.
Korrigjime të tilla bëjnë të shkojnë në zënka dhe prishje marrëdhënie.

 

  • Për Luanin është Akrepi

Kjo është lidhja më toksike e mundshme dhe e gjitha kjo vjen nga Luani dhe kushtit të tij kryesor, vëmendja.
Akrepi fokusohet në pyetje të mëdha jetësore, ndërsa Luani do të zgjidhë çdo problem të pazgjidhshëm.
Njëkohësisht akrepi është xheloz dhe luani i shoqeruar nga vëmendja.

 

  • Për Virgjëreshën janë Peshqit

Këta të dy mund të jenë miq perfektë, në marrëdhënie një katastrofë.
Virgjëresha njihet si shenjë me këmbë në tokë dhe realiste
Pershqit janë emotive dhe shtyhen nga emocionet.
Qëndroni më mirë miq!

 

  • Për Peshoren është Vigjëresha

Kjo është një lloj marrëdhënie ku çifti nxjerr vetëm të keqen e njëri-tjetrit.
Virgjëresha ka tipar kritikues, nga ana tjetër peshorja nuk jep besim.
Nëse nisin një darkë romantike, gjasat që të përfundojë e tillë dhe pa sherr janë të pakta.

 

  • Për Shigjetarin janë Peshqit

Dramat janë ajo që një shigjetar nuk duron dot në një marrëdhënie.
Peshqit duke qenë emotivë, mërziten shpejt dhe krijon drama.
Për shigjetarin kjo nuk ka kuptim .
Kjo lidhje është e gatshme për të shpërthyer në çdo moment.