
Çfarë duhet të konsumojmë kur nuk ndihemi mirë?
Ditët me ndjesi jo të mira nuk janë të uruara për askënd, por megjithatë ndodhin.
Përpos spitaleve, ekzistojnë edhe “ilaçe” të tjera që ndikojnë në të ndjerit mirë, të tilla janë aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm.
Padyshim që ka shumë ushqime që ju bëjnë mirë, por ne do t’ju themi tre prej tyre.
- Çokollata
Çokollata tashmë dihet që ka një efekt të mirë në humorin e pothuajse çdo njeriu, në këtë rast po flasim për atë të zezën.
Në përmbajtje ka sasi kakaoje të lartë dhe si e rrjedhojë është e mbushur me polifenole.
Kjo ka efekt antioksidant, antiinflamator, të dyja bashkë rrisin humorin.
- Çaji jeshil
Besojmë që edhe ju, në herët që nuk jeni ndjerë mirë, ju kanë këshilluar të pini një çaj jeshil.
Në fakt këshillat janë të drejta pasi ky lloj çaji është i pasur me polifenole, të cilat ndikojnë në humor dhe shëndet.
- Kafeja
Ekspertët tregojnë se kafeja ka përmbajtjen e lartë të polifenove, por megjithatë, si çdo gjë tjetër, duhet të ketë një respektim mase për të mos pasur probleme me shëndetin.
Tre deri në katër filxhanë në ditë janë të mjaftueshëm.